Deputetja britanike: Letrën për raportet Kosovë-Serbi e mbështetën 10 kryetarë të komisioneve për punë të jashtme

0
211

Deputetja britanike, Alice Kearns, ka bërë thirrje se në letrën e nisur nga ajo për raportet Kosovë-Serbi të drejtuar për BE-në, ShBA-në dhe Britaninë e Madhe, kanë nënshkraur 10 kryetarë të komisioneve për punë të jashtme të shteteve perëndimore dhe 56 deputetë.

Në Twitter, ajo ka theksuar se të gjithë këto shtete dhe individë kanë bërë thirrje për ndryshim që të qasjes ndaj Kosovës dhe Serbisë.

“Ne kemi nevojë për diplomaci parandaluese, ku të sigurohemi që të ketë ekuilibër në marrëdhëniet tona dhe të mos përsërisim gabimet e së kaluarës. Është e rrallë që kaq shumë kryetarë të komiteteve të punëve të jashtme të mblidhen për të ngritur shqetësimet dhe për të shprehur një angazhim të përbashkët për de-përshkallëzimin. Ne duam të shohim një rrugë euroatlantike si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën. Me respektim dhe dëgjim të pakicave”, ka shkruar Kearns.

Ajo është shprehur e lumtur edhe për kontributin dhe punën e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Ukrainas, Oleksandr Merezhko, që e ka mbështetur këtë letër.

“Gjithashtu, është unike të kesh që një pjesëtar kaq të lartë ukrainas të fletë në mbështetje të Kosovës”, ka thënë Kearns./Klankosova.tv

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here