Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka kujtuar njëvjetorin e vrasjes së Afrim Bunjakut nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Në një postim të saj të fundit në platformën sociale ‘X’, ka kërkuar që Milan Radoiçiq dhe përgjegjësit e tjerë të sulmit në veri të ballafaqohen me drejtësinë.
Sipas saj drejtësia është e nevojshme për paqen dhe pajtimin në Ballkan.
“Një vit nga sulmi i Banjskës. Një vit nga vrasja e Afrim Bunjakut. Milan Radojçiq dhe përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë. Drejtësia është e nevojshme për pajtimin dhe paqen në Ballkan”, ka shkruar deputetja britanike.
Po ashtu, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar që të gjithë të përfshirët në sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit një vit më parë të mbahen përgjegjës.