Deputeti gjerman: Sulmi terrorist në Kosovë ngjan me strategjinë ruse në Ukrainë

0
70

Deputeti i  Gjermanisë, Thomas Hacker, ka komentuar sulmin terrorist në Zubin Potok të Kosovës, duke e krahasuar atë me strategjinë ruse në Ukrainë.

Ai ka kërkuar një hetim të plotë për atë që ngjau në kanalin e Ibët Lepencit, duke e cilësuar atë si një akt tinëzar që duhet të zbardhet plotësisht, njofton Klankosova.tv.

“Sulmi terrorist ndaj infrastrukturës kritike në Kosovë ngjan me veprimet ruse në Ukrainë. Ky sulm tinëzar kërkon një hetim të plotë,” ka shkruar Hacker, në rrjetin social X.

Ky shpërthim ndodhi më 29 nëntor, derisa deri tani policia ka arrestuar 10 perosna, kurse njërit veeç i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

https://twitter.com/hacker_fdp/status/1863498542238556302

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here