Deputeti britanik: Vazhdojmë ta përkrahim Kosovën – të gatshëm të ndihmojmë në dialogun me Serbinë

0
108

Deputeti i Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Alex Sobel, ka theksuar përkushtimin e vendit të tij për ta përkrahur Kosovën në të gjitha proceset ndërkombëtare, përfshirë njohjet dhe anëtarësimet në organizata relevante.

Sobel tha se Britania është e gatshme të japë kontribut edhe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, me kusht që një rol i tillë të jetë i pranueshëm për të gjitha palët e përfshira.

Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të përkrahë plotësisht Kosovën, qoftë sa i përket njohjes nga vendet e tjera e anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare… Kanë kaluar 14 vite negociata tash mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve dhe Mbretëria e Bashkuar dëshiron të inakurojë këtë proces, të luajmë rolin tonë, të vijmë e t’i tregojmë presidentes, Vjosa Osmani që jemi këtu të përkrahim Kosovën dhe gjithashtu vizitoi Beogradin. Mendoj që Mbretëria e Bashkuar është gati ta luajë rolin e saj… Do të duhej pajtimi i të gjitha palëve për rolin e Mbretërisë së Bashkuar në këtë proces. Ndërmjetësuesi kryesor sigurisht është Bashkimi Evropian”, ka deklaruar Sobel për tëvë1.

Ai nënvizoi se përfshirja e Londrës në këtë proces do të varet nga gatishmëria e palëve për ta pranuar një angazhim të tillë.

Ndërkohë, e cilësoi të rëndësishme që Kosova të vazhdojë të ketë përkrahje të fuqishme ndërkombëtare në fazat e ardhshme të shtetformimit dhe integrimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here