Deputetët e rinj të VV-së sot do të regjistrohen në Kuvendin e Kosovës

0
109

Deputetët e rinj të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) do të kalojnë procesin e regjistrimit në Kuvendin e Kosovës gjatë ditës së sotme.

Regjistrimi do të nisë në orën 09:00 dhe pritet të përfundojë në orën 16:00.

Pas rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, duke u bërë forcë e parë politike në vend.

Në bazë të afateve ligjore, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 15 prill, ku pritet të bëhet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, si dhe procedurat e tjera të nevojshme për funksionalizimin e institucioneve të reja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here