Një ndryshim i papritur në kushtet atmosferike do të përfshijë Kosovën këtë të shtunë, teksa një front i ftohtë do të depërtojë në territorin tonë, duke sjellë reshje të lokalizuara shiu, shqote dhe bore, shkruan 04 Online.
Sipas sinoptikanëve, reshjet pritet të nisin që në orët e para të mëngjesit, ndërsa gjatë pasdites ato do të dobësohen, duke mbetur të izoluara në disa pjesë të vendit, kryesisht në zonat malore.
Era do të fryjë me shpejtësi mesatare prej 15-37 km/h nga drejtimi i veriut, duke bërë që temperaturat të ndihen edhe më të ulëta se sa tregojnë termometrat.
emperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme. Vlerat minimale pritet të zbresin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa ato maksimale nuk do të tejkalojnë 7°C./04 Online