Një dëmtim që e mbajti për thuajse një muaj jashtë fushave, bëri që Memphis Depay të humbiste statusin e titullarit te Barcelona ndërsa tashmë me formën që ka treguar Pierre-Emerick Aubameyang, ka qenë e vështirë për holandezin t’i nisë ndeshjet nga minuta e parë.
Megjithatë, sulmuesi në një intervistë të fundit ia ka bërë të qartë qëllimin e tij trajnerit Xavi Hernandez ku thekson se veten e konsideron një lojtar titullar, ndërsa shton se në El Clasico skuadra shkon në një moment shumë të mirë.
“Është normale që te Barcelona të ketë konkurrencë, jam në klubin më të mirë në botë. U dëmtova në një moment kyç të sezonit, mirëpo tani po rikthehem në formën më të mirë. Jam i lumtur sepse kam shënuar dy gola dhe dua të tregoj se i përkas ekipit titullar.
Sa i përket ndeshjes kundër Real Madrid, ne jemi në një formë të shkëlqyer dhe kemi shumë energji pozitive. Kështu, do ta përballojmë edhe këtë sfodë me dëshirën për të marrë maksimumin”, u shpreh Depay./SS