Departamenti Amerikan i Shtetit: Do t’i kërkojmë në vazhdimësi Serbisë të kthehet në dialog me Kosovën dhe t’i ulë tensionet

0
160

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, në konferencën për shtyp të 19 dhjetorit është pyetur edhe për zgjedhjet parlamentare dhe pjesërisht komunale në Serbi, që janë kontestuar nga OSBE. Bëhet fjalë për një mori të parregullsive të evidentuara nga vëzhgues kredibilë ndërkombëtarë.

Për këtë, edhe SHBA-ja po kërkon që parregullsitë e raportuara të hetohen.

I pyetur nëse këto lloj zgjedhjesh do të ndikojnë në raportet mes SHBA-së dhe Serbisë, Miller nuk ka qenë specifik në përgjigje. Por ka kërkuar nga Serbia që t’i kthehet dialogut me fqinjët dhe të ulë tensionet si kërkesë për de-përshkallëzim të situatës.

”Pretendimet për parregullsi të raportuara si nga OSBE-ja ashtu edhe nga ekipet e tjera të vëzhgimit të zgjedhjeve duhet të hetohen, dhe dhuna e drejtuar ndaj autoriteteve zgjedhore, gazetarëve, vëzhguesve të akredituar, për të cilat kemi parë raporte, është e papranueshme. Dhe kështu ne do të vazhdojmë t’ia bëjmë të qartë Serbisë dhe, siç thashë, t’i nxisim që të punojnë me OSBE-në për të adresuar këto shqetësime që janë ngritur”, ka thënë ai.

“Unë do të them në lidhje me qeverinë në Beograd dhe veprimet në rajon, ne do të vazhdojmë t’i nxisim ata që të de-përshkallëzojnë tensionet dhe t’i kthehen dialogut të lehtësuar nga BE-ja që lidhet me marrëdhëniet me fqinjët e tyre, pyetur shpesh në këtë konferencë”, ka deklaruar ai.

Serbia është akuzuar nga Kosova se më 24 shtator ka organizuar sulm terrorist, pasi u vërtetua se udhëheqësi i atij sulmi ishte MIlan Radojçiq që mbante pozitën e nënkryetarit të Listës Serbe, subjekt politik në Kosovë që haptazi pranon lidhjet me Beogradin.

Pos me Kosovën, Serbia akuzohet për interferime në Bosnje dhe Hercegovinë si dhe në Malin e Zi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here