Dënohet prizrenasi për ngacmim seksual të një vajze

0
357

Qytetari B.E. nga Prizreni është dënuar nga Gjykata e Prizrenit për kryerjen e veprës penale – ngacmim seksual.

B.E. akuzohej se më 19 mars të këtij viti kishte ngacmuar seksualisht një vajzë e cila ishte rrugës duke u kthyer në shtëpi.

I dënuari e kishte kapur për krahu viktimën duke iu drejtuar me fjalët: “Shumë e bukur je’ dhe më pas e kishte prekur në të pasme pa dëshirën e saj.

Sipas aktgjykimit, kjo i kishte shkaktuar viktimës mjedis frikësues dhe poshtërues si dhe cenim të dinjitetit.

Gjykata e ka dënuar më një mijë euro gjobë personin me iniciale B.E.

Në arsyetimin e aktgjykimit thuhet se i dënuari e kishte pranuar fajësinë dhe është shprehur i penduar për kryerjen e veprës duke thënë se nuk do ta përsërisë atë kurrë.

Ndërsa viktima është shprehur se do të kërkojë kompensim për dëmin moral në procedurën civilo – juridike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here