Policia e Kosovës në Prizren ka gjobitur lëmoshë-kërkuesit e këtij qyteti.
Sipas një njoftimi për media, bëhet e ditur se në kuadër të këtij aksioni, Policia ka ndaluar dy persona, njëri shtetas i Kosovës, tjetri shtetas i Shqipërisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar dy perona ,ku njëri është nga republika e Shqipërisë dhe tjetri është shtetas i republikës se Kosovë me banim ne Prizren e te cilët janë: •LK e lindur me 1951 f/r/sh e cila është hasur duke kërkuar lëmosh ne rr. “Ekrem Rexha” ne Prizren.•S.K e lindur me 1983 f/r/k e cila është hasur duke kërkuar lëmosh ne qendrën tregtare Galeria ne Prizren”, thuhet në njoftim.
Me vendim të lëshuar nga Drejtoria për Migrim. L.K është depërtuar ne Republikën e Shqipërisë. Ndërsa ndaj S K, është shqiptuar gjoba me vlerë prej 200 euro.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Prizrenit, si dhe falënderon qytetaret për bashkëpunim të mire me policin me qellim te parandalimit te kësaj dukurie, po ashtu apelojmë qe sa herë i hasin lypsarët ne rruge, sheshe dhe qendra tregtare, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 dhe 112”, thuhet tutje në njoftim. /Reporteri.net/