Dëmtohet Ronaldo, Al Nassr anulon turneun e Kinës

0
210

A mund të anulohet një ndeshje miqësore për shkak të mungesës së një lojtari të vetëm? Përgjigja është po, nëse është fjala për Cristiano Ronaldon.

Al Nassr ka vendosur të shtyjë dy ndeshjet e planifikuara në Kinë për nesër dhe të dielën e ardhshme për një datë të mëvonshme për shkak të dëmtimit të “yllit” portugez.

CR7, i cili, pa dyshim, do të ishte “magnet” për publikun kinez, mbajti një konferencë për shtypin, ku konfirmoi se nuk mund të luante.

“Siç e dini, në futboll ka gjëra që nuk mund t’i kontrollosh. Në 22 vjet nuk kam pasur shumë lëndime, kështu që jam shumë i trishtuar sepse unë dhe Al Nassr kemi ardhur për të shijuar këtë turne. Kam qenë shumë herë në Kinë, e para në vitin 2003 apo 2004. Këtu ndihem si në shtëpinë time, ndihem sikur është shtëpia ime e dytë”.

Al Nassr publikoi ​​një deklaratë duke njoftuar shtyrjen e ndeshjeve për një datë të mëvonshme, pa specifikuar megjithatë arsyen. Biletat për ndeshjet kundër Shangai Shenua dhe Zhejiang u shitën brenda pak minutash. Shtyrja e dy ndeshjeve do të shmangë problemet e rendit publik që do të ishin krijuar nga mungesa në minutën e fundit të ish-lojtarit të Realit të Madridit dhe Juventusit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here