Me 12 prill të vitit të kaluar, ishte përuruar projekti i “Pikës së Vrojtimit” ndërmjet fshatrave Pousko dhe Jabllanicë, që ishte një projekt i financuar nga Drejtoria e Turizmit të komunës së Prizrenit.
Mirpo, siç shihet nga fotografit e publikuara “Pika vrojtuese” si një pikë e rëndësishme turistike e qytetit të Prizrenit është dëmtuar jashtëzakonishtë shumë nga njerëz të pa ndërgjegjshëm, veprime këto që nuk i përshtaten kulturës sonë të Prizrenit, raporton TV Prizreni.
Lajmin e ka bërë të ditur Ertan Simitçi përmes një statusi në Facebook.