Në orët e mbrëmjes ka ndodhur një rast i pazakontë në autostradën e Shqipërisë, afër pikes kufitare në Morinë, ku për shkak të gurëve të hedhur në rrugë, janë dëmtuar me dhjetëra vetura me targa të Kosovës.
Kështu i ka thënë Front Online-it një vozitës që e përjetoi këtë situatë vetë.
Sipas tij vetëm fati ka dashur që mos të ketë të lënduar në këtë incident. Shumë vetura kanë mbetur ende në territorin e Shqipërisë, pasi u janë dëmtuar sidomos gomat, por edhe dëmtime tjera.
Nuk dihet se kush i ka hedhur gurët.
Policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes./FrontOnline