Demokrati Zohran Mamdani bëhet kryebashkiak i Nju Jorkut

0
66

Pavarësisht fushatës së ashpër kundër tij dhe thirrjeve të përsëritura të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, që votuesit të mos e mbështesin, Zohran Mamdani ka arritur një fitore historike në zgjedhjet për kryebashkiakun e Nju Jorkut.

Në fjalimin e tij të fitores, Mamdani deklaroi se: “Nju Jorku është ndërtuar nga emigrantët dhe do të mbetet i tillë — tani i drejtuar nga një emigrant.”

I përshkruar si demokrat socialist, Mamdani është përballur për muaj me radhë me sulme nga Trump, i cili e ka quajtur “komunist” dhe ka mbështetur kundërshtarin e tij, ish-guvernatorin Andrew Cuomo.

Gjatë fjalimit në Brooklyn, Mamdani u shpreh: “Nëse ka një qytet që mund t’i tregojë një kombi të tradhtuar nga Donald Trump se si ta mposhtë atë, është qyteti që e solli atë në jetë.”

Me këtë fitore, Zohran Mamdani bëhet kryebashkiaku i parë emigrant në historinë e Nju Jorkut, duke shënuar një moment të rëndësishëm për politikën amerikane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here