Kostumi tradicional i mikut të poetëve romantikë Byron dhe Shelley do të dalë në shitje në Sworder’s Fine Art Auctioneers këtë javë.
Xhaketa e kuqe e ndezur, e zbukuruar me gërshet ari dhe xhufka argjendi, i përkiste Edward John Trelawny-t, një aventurier, biograf dhe romancier, i cili ishte i njohur për miqësinë e tij me poetët Percy Shelley dhe Lord Byron, të cilët i takoi gjatë udhëtimit në Zvicër.
Pasi u takua me dy poetët, ai ai u ndikua nga pikëpamjet e poetëve për situatën në Ballkan dhe vendosi t’u bashkohej në udhëtim.
Ndërsa Bajroniqëndroi në Ishujt Jon për të ndërmjetësuar situatën politike midis Londrës dhe Greqisë, në 1823 Trelaëny u nis si agjent te Lord Bajroni për të takuar luftëtarët dhe përfundimisht iu bashkua prijësit Odisea Andruco që luftonte në lindje të Greqisë së sotme.
Gjatë kësaj kohe Trelawney komandoi një trupë prej 25 ushtarësh shqiptarë dhe u angazhua në disa beteja kundër turqve dhe u martua me gjysmëmotrën e Odiseas, Tarsitsa.
Kur Bajroni vdiq në 1824, Trelawny besohet se ishte ai që organizoi kthimin e trupit të tij në Angli.
Sendet personale të Trelawny u trashëguan brez pas brezi nga familjarët.