Deklarata për të Zhdukurit – Nesrete Kumnova nën lot: Inshallah do Zoti me i gjetë e me na i kthy

0
196

Deklaratën mes Kurtit dhe Vuçiqit për të Zhdukurit, me lot e plotë emocione e ka mirëpritur edhe Nesrete Kumnova, udhëheqëse e shoqatës “Thirrjet e Nënave”.

Kumnova shpërtheu në lot teksa ka folur për djalin e saj të zhdukur, që tha se tani së paku trupi i tij do të pushojë i qetë në vendlindjen e tij.

“Kthehet në vendlindjen e vet, në vendin ku ka le’ e së paku ja’u qesim një lule, edhe për evladin varrin ku e ka”, tha nën lot Kumnova.

“Çka me thanë, jam e emocionuar. Sytë i kam në televizor. Na pëlqej. Ishalla do Zoti me u gjetë e me na i kthy. Ata janë të gjetur vec kanë qenë të fshehur nga Serbia. Vazhdimisht, ne me vite të tëra i përcjellim informacionet, lajmet e gjithcka. Serbët nuk ishin serioz për zbardhjen e fatit të pagjeturëve. Kjo mu si nanë, po më flen si hatër që do të bahet dicka seriozisht. Ishalla gjinden e na kthehen, le të pushojnë në vendlindjen e vetë.”, deklaroi e emocionuar Kumnova në Kanal 10.

“Kur të kthehet kryeministri na e shpjegonë më detajishtë. Ka ardh moment që edhe ata të pushojnë në vendin e tyre. Kemi pritshmëri. Po presim me taku kryeministrin, megjithëse po shihet qartë, s’po i humbin shpresat.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here