Pas intervistës së dhënë nga ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Xuxi, në emisionin Kosova Live në T7, ku foli për raportet me ish-banorët dhe deklaroi se brenda shtëpisë nuk kishte shumë njerëz me të cilët mund të zhvillonte “biseda intelektuale”, ka ardhur edhe reagimi i ish-banores Xheneta Fetahu.
Në një postim në rrjete sociale, Xheneta ka shpërthyer ndaj disa prej deklaratave të tij, duke e quajt “mosmirënjohës”.
“S’po muj pa fol. Kur shoh njerëz mosmirënjohës, më vlon gjaku. Del e flet për ‘intelektin’ e Big Brother Shqipërisë, kur vet u mbyt tu sha njerëz e familje brenda Big Brother Kosovë…”, ka shkruar ajo, duke shtuar se disa persona harrojnë se janë trajtuar me respekt, pavarësisht sjelljeve që kanë pasur gjatë spektaklit.

Reagimi i saj vjen pasi këngëtari Xuxi në intervistën e sotme tha se në BBVK nuk kishte mjaftueshëm njerëz për biseda intelektuale, duke veçuar si përjashtim vetëm Vullnet Krasniqin.
“Po të isha në Big Brother Albania, jam shumë i sigurt që shumë më lehtë do ta kisha shpreh intelektin tim me Laertin, Rozanën, Danjën… Gje që më ka munguar në Big Brother Kosova, pasha qat Vullnet,” tha ai.
Deklarata e plotë e Xuxit,KËTU














































