Prokuroria Themelore e Prizrenit, nën udhëheqjen e kryeprokurorit Petrit Kryeziu, do të mbajë sot një konferencë shtypi lidhur me aksionin kundër degradimit të mjedisit.
Konferenca do të zhvillohet në orën 14:30, në asallen e takimeve në katin e tretë të objektit të Prokurorisë Themelore në Prizren.
Gjatë saj pritet të jepen detaje mbi veprimet konkrete të ndërmarra nga organet e drejtësisë në këtë drejtim.