Dëgjimi i dobët rrit rrezikun e një personi për të zhvilluar dështim të zemrës, sipas një studimi. Studiuesit sugjerojnë se shqetësimi psikologjik i shkaktuar nga dëmtimi i dëgjimit luan një rol të dukshëm.
Ekspertët në Kinë analizuan të dhënat e “Biobank” në Britaninë e Madhe të marra nga 164 431 njerëz që kishin përfunduar testet e krijuara për të përcaktuar aftësinë e dëgjimit.
Nga totali i tyre, rreth 160 062 nuk përdornin aparate dëgjimi.
Ata u ndanë në tre grupe bazuar në performancën e tyre në një test (DTT), i cili kontrollon problemet e dëgjimit duke përdorur kombinime të rastësishme të shifrave kundër zhurmës së sfondit.
Të gjithë njerëzit e përfshirë, fillimisht në analizë nuk kishin insuficiencë kardiake, por, gjatë një periudhe ndjekjeje prej më shumë se 11 vitesh, rreth 4 449 prej tyre e zhvilluan këtë gjendje.
Dështimi i zemrës ndodh kur zemra nuk mund të pompojë gjak në mënyrë efektive, duke çuar në simptoma si lodhje, gulçim dhe ënjtje të këmbëve dhe kyçeve.
Studiuesit zbuluan se personat që kishin nevojë për të folur me zë më të lartë për të kuptuar fjalët kishin një rrezik në rritje të dështimit të zemrës.
Krahasuar me personat me dëgjim normal, pjesëmarrësit me dëgjim të pamjaftueshëm, dëgjim të dobët ose që përdornin një aparat dëgjimi kishin rreziqe më të larta të dështimit të zemrës.
Nivelet e larta të SRT u shoqëruan gjithashtu me shqetësime psikologjike, izolim social dhe neuroticizëm tek personat që nuk mbanin aparate dëgjimi.
“Aftësia e dobët e dëgjimit është e lidhur ndjeshëm me një rrezik më të lartë të dështimit të zemrës në popullatën e përgjithshme”, thanë studiuesit.