KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes për shkak të sanimit të një defekti në gypin transportues fi 160 mm, në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit, shkruan 04 Online.
Ndërprerja do të zgjasë nga ora 10:30 deri në 16:00.
Zonat që do të jenë pa furnizim me ujë janë:
- Lagjia Kurilla
- Sheshi i Lidhjes
- Hotel Theranda
Pas përfundimit të punimeve dhe sanimit të defektit, furnizimi i rregullt me ujë të pijes do të rikthehet./04 Online