Dean Huijsen pritet të veshë fanellën e Real Madridit në afatin kalimtar të verës, duke shënuar një hap të madh në karrierën e tij të re. Mbrojtësi 20-vjeçar i Bournemouthit ka qenë në radarët e shumë gjigantëve evropianë, por duket se madrilenët janë më konkretë dhe më të vendosur, shkruan 04 Online.
Sipas mediave ndërkombëtare, Real Madrid ka pranuar të paguajë klauzolën e lirimit të Huijsenit, e cila kap shifrën e 60 milionë eurove. Me këtë, kampioni spanjoll ka lënë pas konkurrencën e fortë nga klubet e Premier Leagues si Arsenal, Chelsea, Liverpool dhe Manchester City.
Huijsen ka shkëlqyer këtë sezon në Premier League, ku me fanellën e Bournemouthit ka zhvilluar 34 paraqitje, ka shënuar tri gola dhe ka dhënë një asist. Para se të shpërthente në Angli, ai ishte pjesë e Juventusit dhe ka pasur një eksperiencë të shkurtër huazimi edhe te Roma.
Transferimi te Real Madrid është një konfirmim i potencialit të tij të jashtëzakonshëm dhe një investim i qartë i “Los Blancos” për të ardhmen e mbrojtjes./04 Online