De Rossi ‘i ndryshon fytyrën’ Romës, ja si pritet të rreshtohen verdhekuqtë

0
225

Daniele De Rossi është gati për debutimin e tij si trajner i Romës, skuadër në të cilën luajti për një karrierë të tërë si futbollist. Italiani mori drejtimin e ekipit dy ditë më parë, duke zëvendësuar portugezin Jose Mourinho, teksa mediat pranë klubit verdhekuq bëjnë me dije se ka gati edhe ndryshimet në formacion.

Duke u nisur edhe nga mungesat e shumta, sidomos në repartin e mbrojtjes, De Rossi ka punuar këto dy ditë me skemën 4-3-2-1. Kështu në portë do të rikthehet Rui Patricio, ndërsa në mbrojtje do të luajnë Llorente e Huijsen në qendër, të mbështetur nga Kristensen e Spinnazzola nga krahët.

Në mesfushë Paredes do të mbështetet nga Bove dhe kapiteni Pellegrini, ndërsa Dybala dhe El Sharawi do të lëvizin pas shpinës së Romelu Lukakut.

Roma do të zbresë në fushë të shtunën në orën 18:00, për t’u përballur me Veronën në “Olimpico”, teksa De Rossi shpreson të nisë karrierën si trajner me një fitore, që do të ishte një dozë e mirë morali, si për të, ashtu edhe për klubin verdhekuq./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here