Charles De Ketelaere është zyrtarisht zikaltër. Mesfushori belg, që u ble me bujë verën e kaluar nga Milani, për shifrën e 30 milionë eurove, rezultoi një dështim te kuqezinjtë, pavarësisht shanseve të shumta që i dha trajneri Pioli.
Megjithatë rilindjen e De Ketelaere e ka marrë përsipër Gianpiero Gasperini, që ka marrë fantazistin te Atalanta me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje.
Kështu Milani arkëton menjëherë 3 milionë euro për huazimin e De Ketelaere, ndërsa Atalanta ka ruajtur të drejtën e blerjes së futbollistit verën e ardhshme, për shifrën e 26 milionë eurove.
Vetë fantazisti belg zgjodhi të mbajë fanellën me numrin 17 te bergamaskët dhe firmosi një kontratë 4-vjeçare me 2.5 milionë euro në sezon, teksa u shfaq mjaft i lumtur që do të bëhet pjesë e Atalantës.