Ish-portieri legjendar i Manchester United, David de Gea, do të kthehet këtë të shtunë në “Old Trafford” me skuadrën e tij aktuale, Fiorentinën, për ndeshjen e Kupës Snapdragon, shkruan 04 Online.
34-vjeçari spanjoll, që qëndroi plot 12 vite te “Djajtë e Kuq” dhe regjistroi 545 paraqitje, u largua në verën e vitit 2023 pas përfundimit të kontratës.
Pas një viti pauzë pa klub, De Gea iu bashkua Fiorentinës në verën e vitit 2024 dhe deri tani ka zhvilluar 42 ndeshje, duke u përshtatur shpejt me jetën në Toskanë. Ai zbuloi se kishte refuzuar disa oferta nga klube angleze, përfshirë interesimin e Newcastle, për shkak të besnikërisë ndaj United./04 Online