Davide Frattesi te Juventus? Khephren Thuram mund të shkojë te Interi në shkëmbim të dyfishtë

0
98

Një skenar intrigues merkatoje po përflitet në Itali: Davide Frattesi mund të largohet nga Interi dhe të transferohet te Juventus, ndërsa Khephren Thuram mund të marrë rrugën e kundërt dhe të bashkohet me zikaltërit.

Sipas mediave italiane, Frattesi ka pasur vështirësi për të gjetur vendin e tij te Interi dhe rrezikon të humbasë edhe fanellën e përfaqësueses italiane për shkak të minutazhit të kufizuar. Tekniku i Juventusit, Luciano Spalletti, është admirues i madh i mesfushorit dhe e sheh atë si një element ideal për të përforcuar mesfushën e skuadrës.

Nga ana tjetër, Interi po monitoron Thuram-in, 23-vjeçarin francez që aktualisht luan te Juventus. Një bashkim i tij me vëllanë Marcus Thuram te Interi shihet si një “bashkim familjar” në fushë, por gjithçka varet nga vendimet e klubeve dhe negociatat e merkatos.

Operacioni mund të përfshijë edhe diferenca financiare: Frattesi ka një vlerë rreth €30–35 milionë, ndërsa Thuram mund të vlerësohet deri në €40 milionë, duke e bërë shkëmbimin një mundësi të vlefshme për të dy klubet.

Aktualisht bisedimet janë në fazë të hershme, por ekspertët e merkatos italiane sugjerojnë se një transferim i mundshëm mund të ndodhë në janar ose gjatë verës 2026./Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here