Dasmë e dytë në BBVA: Mateo martohet me Brikenën, banorja nuk tregon asnjë emocion

0
164

Sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania banorët morën një zarf të veçantë, të cilin e lexoi Selin.

Me entuziazëm të madh, ajo shpërtheu: “Banorë, pas një propozimi nga Mateo, ku Brikena tha ‘po’, Vëllai i Madh ju jep mundësinë të organizoni dasmën e dytë të këtij edicioni. Dasma do të zhvillohet sonte në mbrëmje!”

Megjithatë, në videon e postuar në Instagram nga BBVA, u vunë re reagime të ndryshme.

Brikena nuk tregoi asnjë emocion dhe nuk buzëqeshi, ndërsa Mateo dukej shumë i lumtur.

Selin, përkundrazi, shpërtheu në gëzim dhe u duk tepër e emocionuar.

Komentet e shikuesve nuk munguan; disa shkruanin se Brikena nuk po duket se dëshiron të martohet, ndërsa të tjerë shprehën me shaka se Selin u gëzua më shumë sesa vetë Brikena. /Telegrafi/

Video:

https://www.instagram.com/reel/DWyXinhjHH6/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=NTc4MTIwNjQ2YQ==

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here