Dashuria nuk njeh moshë, kombësi, fe e as kufij.
Ajo thjesht lind dhe ndjek rrugën, nuk mund ta programosh dhe as ta kontrollosh.
Se dashuria e vërtetë është më e fuqishme se çdo pengesë e ka dëshmuar historia e një vajze kosovare e cila është martuar me një indian, me të cilin kanë organizuar një dasmë të madhe në një restorant të Prizrenit.
Dasma e tyre është mbajtur para dy ditësh, ku ishin të ftuar e gjithë familja e burrit nga India. Gabriella, bashkë me bashkëshortin e saj Noby Thomas, festuan kurorëzimin e dashurisë me këngë popullore shqipe e me vallëzime indiane, që veç sa e hijeshuan dasmën e çiftit.Më poshtë mund t’i shihni pamjet e festës që u organizua në Prizren.