Dashnor Hyseni kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin e Prizrenit

0
210

Dashnor Hyseni është kandidat për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan 04 Online.

Ai ka theksuar se do ta ngrejë zërin në të mirë të zhvillimit të qytetit me qeverisje transparente dhe me integritet, duke e konsideruar këtë jo vetëm si hap personal, por si zotim të përbashkët për Prizrenin.

Postimi i plotë i Dashnor Hysenit

Të dashur miq, shokë dhe bashkëqytetarë,

Sot, pas votimit në Këshillin e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, kam nderin të shpall kandidaturën time për Asamblenë Komunale nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ky nuk është vetëm një hap personal është një zotim i përbashkët për ta zhvilluar Prizrenin, për t’ia kthyer dinjitetin dhe për ta bërë qytetin tonë shembull të qeverisjes me integritet, transparencë dhe dashuri për njerëzit.

Me përulësi, por me vendosmëri të palëkundur, ju ftoj të ecim krah për krah,shtëpi për shtëpi, lagje për lagje sepse Prizreni meriton përkushtim 365 ditë në vit!

Për Prizrenin tonë, për të ardhmen tonë.

#ArtanAbrashi#LEVIZJAVETEVENDOSJE#Prizren

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here