DASh-i dhe Hilli: Amerikanët kërkojnë nga Kosova që ta formojë Asociacionin

0
160

Tashmë është konfirmuar se Bashkimi Evropian (BE) ka formuar Komiteti i Përbashkët Monitorues për Zbatimin e Marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Në anën tjetër Departamenti amerikan i Shtetit (tutje DASH) dhe ambasadori i SHBA-ve në Beograd, po kërkojnë që të themelohet Asociacioni.

Të martën është konfirmuar se BE ka forumar Komitetin e Përbashkët Monitorues që do merret vetëm më zbatimin e marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

Ashtu siç e parashihte pika 6 e Aneksit të Zbatimit, ky Komitet pritej që të themelohej brenda 30 ditësh, dhe i cili do të kryeohej nga ana e Bashkimit Evropian.

Kosovën në këtë Komitet do ta përfaqësojë ambasadori në Bruksel, Agron Bajrami.

Ndërkaq, deri më tani marrëveshja nuk ka filluar të zbatohet dhe se Asocacioni po kërkohet nga amerikanët që të themelohet sa më parë.

Departamenti i Shtetit për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe ka thënë se SHBA pret që Kosova dhe Serbia të përmbushin gjithçka që është rënë dakord në marrëveshjet e mëparshme, përfshirë edhe Asociacionin

“Fokusi ynë është në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, në mënyrë që t’i ndihmojmë ata të zhvillojnë marrëdhënie më paqësore, të parashikueshme si fqinjë, të cilat do të mundësojnë stabilitet, siguri dhe prosperitet më të madh në rajon. BE pret që të dyja palët të përmbushin detyrimet dhe zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme nga dialogu, duke përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, gjë që u konfirmua nga të dy liderët në takimin e 18 marsit në Ohër.” – thuhet në përgjigjen me shkrim të Departamentit të Shtetit.

Gjithashtu, një ndër më kërkuesit që Asociacioni të themelohet është edhe ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Christopher Hill.

Hill ka thënë që formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhej të ishte elementi i parë dhe kyç në zbatimin e marrëveshjeves për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se nuk do të heqin dorë deri sa të themelohet Asociacioni.

“Ajo çka mund të ju sigurojë është se nuk do të heqim dorë derisa kjo të ndodhë,” – u shpreh ambasadori amerikan.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar që Marrëveshja e Ohrit të zbatohet menjëherë dhe plotësisht, që nënkupton edhe Asociacioni.

“Ajo që është rënë dakord duhet të zbatohet plotësisht.Asnjë zbatim i pjesshëm dhe pa vonesa.” – ka deklaruar Kurti të hënën.

Reagimi i tij erdhi pasi pala serbe po thotë se marrëveshja do të zbatohet pjesërisht.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se marrëveshja do të zbatohet vetëm në disa pjesë.

“Ne do t’i zbatojmë disa pjesë (të marrëveshjes), ndërsa të tjerat jo. E kam bërë të qartë atë që nuk do të zbatoj.” – ka thënë Vuçiq.

Ndër të tjera duhet të thekosojmë se për muajin prill ishte paraparë që të mbahet një takim i nivelit të lartë politik, mirëpo ky takim duket se është shtyrë për në muajin maj.

Ndryshe Kosova dhe Serbia më 18 mars në Ohër u pajtuan për ankesin e Marrëveshjes që ishte arritur më 27 shkurt në Bruksel.

Marrëveshja u kritikua nga opozita në Kosovë dhe Serbi./Nacionale

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here