Departamenti Amerikan i Shtetit ka dënuar sulmin e 29 shtatorit ndaj kanalit të ujësjellësit të Ibër-Lepencit.
Zëdhënësi i DASH, Matthew Miller, përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka theksuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për gjetjen dhe ndëshkimin e personave të përshirë në këtë akt.
“Dënojmë sulmin e 29 shtatorit në ujësjellësin e Kosovës. Ne do të mbështesim përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit dhe do të vlerësojmë të gjitha ofertat e mbështetjes për këtë përpjekje. Falë punonjësve të urgjencës dhe të tjerëve, përfshirë KFOR-in, për rivendosjen e furnizimeve thelbësore”, ka shkruar ai.