Ndonëse entuziasmi ishte i madh dhe pritshmëritë ishin më lartë se asnjëherë, Kosova “zhgënjeu” edhe një herë.
Kombëtarja dardane u mposhtë si vendase me rezultat 3-0 nga Rumania.
I menjëhershëm qe reagimi i tifogrupit “Dardanët”, i cili u tregua goxha i ashpër.
”Kjo sonte është e tepërt! Këta tifozë nuk e meeitojnë këtë zhgënjim. Nëse nuk e ndjeni këtë fanellë si na tifozët, nuk e meritoni ta veshni fsnellën dardane”, thuhet në postimin e tifogrupit në rrjetet sociale.
Kosova ndeshjen e ardhshme për këtë muaj e luan të hënën më 9 shtator ndaj Qipros në Larnaca.