Danja Koka ngjall dyshime për shtatzëni

0
123

Një video nga dasma e motrës së Danja Kokës ka mjaftuar për të ndezur komentet në rrjet.

E veshur me një fustan të ngushtë rozë me shkëlqim, influencerja shqiptare është vënë në qendër të vëmendjes për një detaj të vetëm: barkun e saj, që disa ndjekës e konsideruan “të rrumbullakosur”.

Spekulimet për një shtatzëni të mundshme nisën menjëherë në komentet e videos, ku ndjekësit nuk ngurruan të hedhin hipoteza për një “pritje të ëmbël”.

Megjithatë, Danja nuk ka reaguar ende lidhur me këto aludime. Pamja e saj elegante por ndryshe nga zakonisht, i ka shtuar edhe më shumë dyshimet në rrjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here