Shefi i kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela ka publikuar fotografi nga Samiti në Moldavi, ku po marrin pjesë krerë të 47 vendeve evropiane.
Përmes një statusi në Twitter, Vela ka njoftuar se samiti ka nisur me një fjalim nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy.
Ajo që vërehet nga fotografia është që presidentja Osmani është ulur në mes presidentit francez Macron e kancelarit gjerman, Scholz.
“Samiti i EPC në Kishinau fillon me një fjalim pasionant të Presidentit @ZelenskyyUa përpara krerëve të shteteve të 47 vendeve evropiane. Një shfaqje e madhe mbështetjeje dhe solidariteti me popullin e Ukrainës. Demokracitë do të mbizotërojnë kundër luftës së agresionit nga një vend hegjemonist”, ka shkruar Vela.