Dalin në shitje biletat e ndeshjes së Kosovës me Turqinë ose Rumanisë, zbulohet çmimi i tyre

0
64

Kombëtarja e Kosovës do të luajë të martën tjetër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë pa marrë parasysh se si përfundon ndeshja e saj të enjten ndaj Sllovakisë, e vlefshme për gjysmëfinalen e “play-off”-it të Botërorit 2026, shkruan “Gazeta Express”.

Në rast të fitores ndaj Sllovakisë, Dardanët do të luajnë në finale me fituesin e përballjes Turqi – Rumani në kërkim të kualifikimit historik.

E në rast të humbjes në Bratisllavë, ekipi i Franco Fodës do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me humbësin e duelit Turqi – Rumani, po ashtu në “Fadil Vokrri”.

Federata e Futbollit të Kosovës i ka nxjerrë në shitje sot biletat për sfidën e së martës tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here