Daku jep lajmin e mirë për tifozët, flet për lëndimin që pësoi ndaj Çekisë

0
321

Mirlind Daku ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Çekisë, ku Shqipëria fitoi me rezultat 3-0.

Sulmuesi kuqezi ka pasur tërheqje muskulore dhe do të mungojë së paku për dy javë.

Daku ka qetësuar tifozët, duke thënë se dëshira e madhe për të qenë pjesë e asaj nate të çmendur, i ka kushtuar një lëndim të lehtë.

“Dëshira e madhe të jem pjesë e asaj nate të çmendur, më kushtoj me një lëndim të lehtë.

Lëndimi është falë Zotit minimal, lëndim që më detyroi të largohem para kohe nga grumbullimi i kombëtares.

Dashtë Zoti ju gëzojmë me kësi fitoresh dhe me kësi krenarie!

I gjithë Shqiptarisë, Mirlindi!”, ka shkruar Daku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here