Daku: Golin ua dedikoj familjes dhe dëshmorëve që dhanë jetën për Kosovën

0
482

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka shënuar fitore kundër Polonisë, në një ndeshje shumë të rëndësishme në rrugën drejt Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Kuqezinjtë triumfuan 2:0 kundër Polonisë, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, kuadër të Grupit E në kualifikimet për Kampionatin Evropian, shkruan lajmi.net.

Sulmuesi Mirlind Daku pas ndeshjes tha se golin ia dedikon familjes dhe dëshmorëve që dhanë jetën për Kosovën.

“Për çdo ka zot dhe e nderon njeriun e drejtë. Ato lot ishin vetëm për debutimin emocionues dhe jo për atë pasim të gabuar. Sot zoti më shpërbleu dhe arrita të shënoj atë gol. Me golin që shënova, çdo e keqe që kisha brenda, doli jashtë. E kam pasur bindje që do të shënoja gol në Shqipëri, ndaj Polonisë dhe ia dola. Me këtë gol, më duket sikur largova një peshë 100-kilogramëshe nga vetja”.

“Më mirë që nuk shënova në ndeshjen e parë, por në këtë takim, para tifozerisë së mrekullueshme shqiptare. Të gjithë më kanë mbështetur shumë dhe jam i lumtur që ua shpërbleva me këtë gol. Ndoshta u bëra nervozë të gjithëve me atë pasim në ndeshjen e parë, por besoj që e shpërbleva në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Ia dedikoj familjes time, që më ka përkrahur gjithmonë, por edhe gjithë dëshmorëve në Kosovë, që kanë dhënë gjithçka për atdheun dhe kanë kontribuuar që ne të mblidhemi nga të gjithë trevat dhe të luajmë me këtë fanellë” – tha Daku pas ndeshjes.

Shqipëria me këtë fitore është lidere e grupit me 10 pikë të grumbulluara. Tetë pikë ka Çekia në pozitën e dytë, po aq sa Moldavia. Polonia është e parafundit me gjashtë pikë, ndërkaq e fundit është Ishujt Faroe me vetëm një pikë.

Ndeshja e radhës për Shqipërinë është në tetor kur e pret Çekinë në kryeqytetin shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here