Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka shpërthyer në rrjetet sociale me një reagim të fortë ndaj bullizmit që po bëhet ndaj Gjestit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, shkruan 04 Online.
Duke shpërndarë një foto të këngëtarit, Dafina ka shprehur mbështetje të fuqishme për të duke theksuar se: “Fu*k bullizëm, still standing.”
Në vijim, ajo ka shpjeguar se bullizuesit shpeshherë janë të pasigurtë për veten e tyre dhe përdorin të tjerët për të mbuluar dobësitë e tyre.
Reagimi i Dafinas ka qenë një apel për t’i dhënë fund sjelljeve të papranueshme dhe për të mbështetur ata që janë viktima të tyre.
Këngëtarja ka mbajtur qëndrim të fortë, duke theksuar rëndësinë e respektit dhe solidaritetit në çdo situatë./04 Online