Vetëm pak javë pasi u bë nënë për herë të parë, këngëtarja Dafina Zeqiri ka gati surprizën për fansat. Ajo ka paralajmëruar projektin më të ri muzikor me titull “Faya”, i cili do të publikohet më 21 gusht, shkruan 04 Online.
Lajmin e ka ndarë vetë përmes rrjeteve sociale, ku publikoi një imazh promocional të shoqëruar me datën e lansimit.
Ky rikthim i Dafinës në skenën muzikore është pritur me shumë entuziazëm nga fansat, të cilët kanë mbushur rrjetet sociale me komente pozitive dhe pritje të madhe për këngën e saj të re.
“Faya” pritet të jetë një prej rikthimeve më të bujshme të verës në muzikën shqiptare./04 Online