Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë

0
104

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e bukur e ka ndarë vetë artistja përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar një fotografi dhe ka zbuluar emrin e të birit.

“Welcome Daskan Gjergji”, ka shkruar Dafina krahas fotos, duke bërë të ditur se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë zgjedhur emrin Daskan për djalin e tyre.

Postimi i saj ka marrë menjëherë shumë urime nga ndjekësit dhe figura publike.

Kjo është një ngjarje e veçantë në jetën e këngëtares, e cila prej kohësh kishte qëndruar larg skenës për t’iu përkushtuar shtatzënisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here