Të bësh tatuazh nuk është asnjëherë e lehtë.
Një zgjedhje e momentit mund të rezultojë në të ardhmen në një pishman që nxjerr punë.
Në këtë pozitë është gjendur këngëtarja Dafina Zeqiri e cila shquhet për numrin e madh të tatuazheve në trup të cilin vazhdon ta shtojë vit pas viti.
Ajo ka vendosur të heqë një tatuazh të vjetër të saj në dorë, realizuar vite më parë, shkruan prive.
Meqenëse është më specifik, ajo ka kërkuar ndihmë përmes rrjeteve sociale ku ka pyetur fansat se nëse një shërbim i tillë i heqjes së këtij tatuazhi bëhet në Kosovë apo Shqipëri.
Po patët informacion, kaloni nga profili i këngëtares.