Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka prezantuar kandidaten për Kuvendin Komunal, Dafina Shehu, e cila ka studiuar Mjekësi të Përgjithshme dhe aktualisht Gjuhë e Letërsi Angleze, shkruan 04 Online.
Shehu është pranuar për master në dy universitete prestigjioze evropiane në fushën e neuroshkencës dhe shëndetit publik. Abrashi tha se përvoja dhe vizioni i saj modern janë një vlerë e çmuar për shoqërinë dhe për Prizrenin e së ardhmes.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
Dafina ka përfunduar studimet në Mjekësi të Përgjithshme, ndërsa aktualisht ndjek edhe studimet në Gjuhë dhe Letërsi Angleze.
Ajo është pranuar për master në dy universitete prestigjioze evropiane, në fushat e neuroshkencës dhe shëndetit publik. Përvoja e saj praktike në qendrat mjekësore, njohja e disa gjuhëve të huaja dhe pasioni për shkencën e bëjnë një vlerë të çmuar për shoqërinë tonë. 🧠💡
Jam krenar që Dafina është pjesë e ekipit tonë – me transparencë, profesionalizëm dhe vizion modern, bashkë do të ndërtojmë një Prizren më të drejtë, më modern dhe më të sigurt për të gjithë.