Kryeministri Albin Kurti e ka emëruar Dafina Gexha-Bunjakun në pozitën e ushtrueses së detyrës së ministrit të Shëndetësisë.
Ky emërim vjen pas dorëheqjes së Rifat Latifit nga pozita e ministrit, njofton KlanKosova.
Krahas emërimit të Gexhës, Kurti e ka pritur në takim, Latifin ku dhe e ka falënderuar për punën gati njëvjeçare në krye të ministrisë.