Dafina Alishani kërkon masa për taksitë dhe uzurpimin e rrugëve në Prizren, po dëmtojnë qytetarët

0
1763

Dafina Alishani ka kërkuar masa të menjëhershme ndaj rritjes së çmimeve të taksive dhe uzurpimit të rrugëve publike nga parkingjet private, shkruan 04 Online.

Alishani i ka cilësuar këto si fenomene që dëmtojnë qytetarët dhe imazhin e qytetit.

Reagimi i plotë i Dafina Alishanit

APEL PËR REAGIM TË KOMUNËS

Dy fenomene që kanë filluar tash më në Prizren duhet urgjentisht të merren masa nga institucionet komunale.

1. Rritja enorme e çmimeve të taksive. (Sot një qytetares i është kërkuar 10 euro nga Shadërvani në Spital, pa taksimetër)

2. Huzurpimi i rrugëve publike nga parkingjet private. Qoftë me pengesa, qoftë me karriga, etj.

Inspektoriati dhe shërbimet publike duhet urgjentisht të merren me këto çështje të cilët po i dëmtojnë qytetarët dhe ndikojnë në turizmin e qytetit.

https://www.facebook.com/dafina.alishani/posts/pfbid0BzxLHM4jy4Y64RXVoisDdix5GSrk38RKAhCrnJ22kPsev5BxNh4bD8ik7twR1isDl

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here