Basketbollisti amerikan, që në stinorin e fundit luajti edhe në Maqedoninë Veriore, Curtis Jones, është anëtar i ri i Bashkimit dhe do të jetë i gatshëm që të luaj për ekipin në ndeshjen e radhës.
Portokallezinjtë posa kanë lëshuar njoftimin, ndërsa ai pritet të sjellë dinamikë në lojë të prizrenasve, të cilët për momentin kanë bilanc 2-2 në Superligë.
“Fundori amerikan 1.95cm tashmë i është bashkuar skuadrës dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës,” ka shkruar shkurt KB Bashkimi në njoftim.
Jones 25-vjeçar ka qenë pjesë e NCAA me ekipet Indiana Hoosiers, Oklahoma State Cowboys dhe Penn State Nittany Lions, derisa arriti në Maqedoni Veriore për tu bërë pjesë e Feniks 2010 gjatë sezonit të kaluar te të cilët luajti 10 ndeshje kampionake, ndërsa bëri mesatare prej 30.7 minutash për ndeshje, duke shënuar 18.7 pikë mesatarisht, 2.8 asistime dhe 4.5 kërcime. Ai ka qëndruar tre muaj te Feniks 2010, deri në janar të këtij viti./Topsporti.com