Cristiano Ronaldo s’kishte kohë të merrej me FIFA-n, nuk votoi fare për më të mirët

0
30

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA dje shpalli më të mirët e sezonit 2023/24, ku çmimet kryesore i fituan: Carlo Ancelotti dhe Vinicius Jr.

Kapitenët e të gjitha shteteve votuan për më të mirët, por një emër i madh vendosi të mos merrej me FIFA-n, shkruan Indeksonline

Ai është Cristiano Ronaldo, i cili si kapiten vendosi të mos votonte dhe të drejtën ia dha bashkëkombësit të tij, Bernardo Silva.

Nuk dihet arsyeja pse Ronaldo nuk shprehu gatitshmërinë për të dhënë votat për “The Best”, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur për një kohë të gjatë.

Ndoshta sulmuesit portugez i ka mbetur hatri që nuk ishte nominuar për çmimin e më të mirit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here