Cramon: Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Serbisë “janë hartuar”, tani në duart e Vuçiqit se a miratohen apo jo

0
201

Masat ndëshkuese ndaj Serbisë tashmë veçse janë “hartuar”, tha Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Por se, miratimi ose jo i tyre, krejt varet nga mënyra se si Serbia do ta trajtojë sulmin paramilitar në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Eurodeputetja gjermane ishte e prerë në atë se Bashkimi Evropian pret zbardhjen e plotë e sulmit të papranueshëm në Banjskë, teksa tha se sytë tash janë kah Presidenti i Serbisë, Aleksadnar Vuçiq, i cili në rast të mosbashkëpunimit dhe moszbardhej së atij raste, mund ta vendosë vendin e tij nën masa ndëshkuese.

“Por, nëse bashkëpunimi i qeverisë serbe, autoriteteve, gjyqësorit të Serbisë është i mjaftueshëm, atëherë mund të ketë shans që të mos vendosen masat. Por, është e sigurt se masat janë hartuar (draftuar). Masat mund të jenë politike, financiare, që lidhen me negociatat për anëtarësim në BE. Kemi shumë mjete në duart tona”, ka thënë Viola von Cramon.

“Nuk do t’ua thoja emrin sanksione, sepse duhet të aprovohen nga Këshilli Evropian, siç nuk ishte rasti për Kosovën as për Serbinë. Ne flasim për masa, masa politike dhe financiare, për kufizim të qasjes në fondet e IPA-s që sigurisht se do të dëmtonin qeverinë serbe. Nëse një shtet kryen sulm terrorist ndaj një vendi fqinj është vështirë ta marrës me mend që ky shtet të bëhet anëtare e BE-së”, shtoi ajo.

Cramon ishte e qartë në atë se “është e vështirë të mendohet” se diçka e atyre përmasave si ajo e Banjskës të ndodh “pa dijenin” e Vuçiqit, duke e ditur që ky i fundit “kontrollon shumicën e aktiveteve që ndodhin në Serbi”.

“Tash është në duart e tij të sigurohet se ka hetim dhe përndjekje të duhur, se si ka ndodhur kjo. Kjo është në duart e tij tash…Kush i organizoi? A ishte në të vërtetë kjo e orkestruat nga shteti serb apo ishte përgjegjësia vetëm e Milan Radojiçiqit? Këtë ende s’e kemi të qartë. Do të thoja që Serbia nuk ka interesat të kryejë ndofarë sulmi më të madh ushtarak, për ndonjë luftë”, tha eurodeputetja për Euronews Albania.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here