Skuadra e Real Madridit mbrëmë arriti fitore të madhe në “Etihad”, pasi mposhti 3:2 Manchester Cityn në ndeshjen e parë të play-offit të Champions League.
Në fillim të ndeshjes, tifozët anglezë shpalosën një mesazh për Vinicius Jr, shkruan Indeksonline
Ky mesazh kishte lidhje me Rodrin, ky i fundit fitues i “Topit të Artë”.
“Mjaft qave…”, shkruhej në mesaszhin e publikuar nga tifozët e Manchester Cityt.

Në lidhje me këtë baner ka folur portieri belg, Thibaut Courtois, i cili thotë se Vini Jr nuk e ka kuptuar mesazhin.
“Nuk besoj që Vini Jr e ka kuptuar atë baner, sepse ai nuk flet anglisht”, tha Courtois
Kujtojmë që javën tjetër, Reali e pret në shtëpi Manchester Cityn.