Courtois: Duam ta mbyllim sezonin me trofe, finalja ndaj Barcelonës është vendimtare

0
90

Pas fitores ndaj Getafes, Real Madridi tashmë është me sytë nga finalja e Copa del Rey kundër rivalit të përbetuar, Barcelonës. Portieri belg, Thibaut Courtois, ka folur në konferencë për shtyp, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes në “El Clasicon” e së shtunës, shkruan 04 Online.

“Është e rëndësishme ta mbajmë portën e paprekur. Është gjithmonë pozitive të kemi soliditet në mbrojtje dhe këtë do ta mbajmë nëse të gjithë do të koncentrohen tek mbrojtja. Është ajo që e kemi bërë në ndeshjet e fundit dhe këtë duhet ta bëjmë edhe të shtunën në finalen e Kupës” tha ai.

Courtois poashtu tha se Real Madridi është i fokusuar dhe i emocionuar për finalen e Copa del Rey ndaj Barcelonës.

“Finalja e Copa del Rey? Duhet të jemi të koncentruar, jemi vërtet të emocionuar për finalen e Copa del Rey. Humbëm në Ligën e Kampionëve dhe jemi të dytit në La Liga, por duam t’ju japim tifozëve të Real Mdridit diçka për të brohoritur dhe festuar kundër Barcelonës në finalen e Kupës”, tha Courtois.

Courtois u shpreh i motivuar për finalen, duke pranuar se, pas zhgënjimit në Champions League dhe garës së vështirë në La Liga, fitimi i Kupës është mënyra më e mirë për ta mbyllur sezonin me një trofe dhe për t’u dhënë tifozëve diçka për të festuar./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here