Valencia ka gjetur menjëherë trajnerin e ri pas shkarkimit të Ruben Barajas dy ditë më parë.
Pasardhësi i tij do të jetë Carlos Corberan, i cili erdhi nga West Bromwich Albion.
Këtë e bëri të ditur vetë Valencia, në një postim në platformën “X”.
Për Corberan, do të jetë një rikthim te ish-skuadra e tij pasi që kishte qenë edhe si lojtar në grupmoshat e kësaj skuadre.
Spanjolli, ka qenë trajner i skuadrave si Huddersfield, Olympiacos dhe së fundi në West BromWich Albion./IO