Çorapët me uthull, ndihmesë e madhe në shërimin e gripit

0
210

Në librin që mbanë titullin “Vinegar Socks” nga Karin Berndi, tregohen një varg mënyrash për shërim, pa përdorur medikamente.

Ilaçet shpëtojnë jetë, por ndonjëherë dëshironi diçka më të lehtë për simptoma më të lehta, shihni se si mund të ndihmojnë sa vijon:

Siç tregon edhe titulli, një ndër metodat për shërimin e ftohjes dhe gripit është veshja e çorapëve, të zhytura në uthull.

Mjafton të keni një enë të mbushur me gjysmë uji të vakët. Në të shtoni dy lugë të mëdha me uthull, transmeton Telegrafi.

Merrni një palë çorapë të trasha nga leshi dhe zhytini në këtë përzierje.

Vëni një peshqir në divan ose krevat, ku më pas do të vendosni këmbët, në mënyrë që të mos e bëni pis materialin.

Pas 45 minutash, temperatura juaj do të fillojë të bjerë. Nëse kjo nuk ndodh, përsërisni procesin me një palë çorapë të reja.

Nëse ndieni të dridhura në krahë ose këmbë, hiqni menjëherë çorapët.

Qëndroni me këto çorapë, derisa ato të thahen.

Uthulla ndikon në qarkullimin e gjakut, që shmang ftohjen.

Kjo gjithashtu e shtytë edhe sistemin e imunitetit, teksa nxit prodhimin e lëngjeve të humbura.

Këshillë: Për çdo shqetësim shëndetësor që keni, sigurohuni të konsultoheni me mjekun tuaj. /Telegrafi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here